Lekoski: Nuk ka potencial tek autoritetet për ta ndihmuar qytetin e kulturës

0
12

Qyteti i Ohrit ishte qytet i kulturës para një shekulli, ndërsa tani nuk ka asgjë nga kultura. Nga qeveria qendrore dhe lokale ka zero potencial për ta ndihmuar që të mbetet si i tillë. Në këtë mënyrë, studenti 21 vjeçar Riste Lekoski nga Ohri e përshkroi skenën kulturore të qytetit nën Kalanë e Samuelit.

Studenti i ri i cili është pjesë e Nismës Kulturore të Ohrit “5 më 12” thotë se problemi më i madh është se nuk ka asnjë nxitje që artistët e rinj të shfaqen në skenë. Gjegjësisht, ai sqaron se nëse shfaqet një artist i ri, nuk ka asnjë institucion kombëtar që do ta pranojë atë, dhe siç thotë ai, do ta prezantojë “jashtë” që mandej vetë të vazhdojë punën dhe ndërtimin e karrierës.

Sipas tij, qyteti mbetet me një epitet të tillë, vetëm sepse, siç thotë ai, “një fijes së hollë shkaku i ca individëve që përpiqen ta mbajnë”, gjegjësisht artistë, poetë, të cilët u gjendën në Ohër.

“Nga qeveria lokale, qendrore, nuk ka asnjë institucion në Ohër që zhvillon kulturën. Pra,
eventualisht teatri në Ohër është diçka që rregullisht, por jo në mënyrë aktive kontribuon, d.m.th. organizon shfaqje. Nuk ka asgjë tjetër si klub, si diçka për të cilën do të punohet në mënyrë aktive, që do të ketë kohezion të ndërsjellë midis artistëve, në një vend ku ata do të mblidhen”, shpjegon Lekoski.

Përveç përpjekjeve nga ana e autoriteteve për të cilat ai thotë se janë të nevojshme, ai beson se edhe vetë artistët duhet të angazhohen dhe të kenë përfaqësuesit e tyre në vend.

“Te ne, për shembull, askush nuk dëshiron të merret dhe të lodhet me “tërësinë”, por të gjithë duan të shohin punët private dhe çdokush ankohet vetëm për veten e vet. Por, rrallë dikush dëshiron të përfshihet, të ndajë kohë, burimet e veta për të arritur diçka së bashku. Kjo ndodh sepse çdo qëllim i çdo projekti në fushën e kulturës, reduktohet kryesisht përmes koncerteve muzikore, të ketë fitim”, shtoi ai.

Nisma kulturore në të cilën Lekoski kontribuon aktivisht, në plan afatgjatë synon të hapë një qendër kulturore rinore në qytet.


Një nga ngjarjet kryesore për të cilën ata punojnë është e ashtuquajtura Vera alternative kulturore, ndërsa sipas Lekoskit, ngjarjet që i organizojnë ata janë një freskim i rëndësishëm për qytetin.

Në të njëjtën kohë, ai thotë se nisma ka hasur mbështetje të madhe nga të rinjtë, por nga ana tjetër thekson se të rinjtë janë shumë të mbyllur, si dhe se e kanë të vështirë të pranojnë rrugë të reja dhe lloje të reja të ngjarjeve.

“Ne e dimë se ata janë të interesuar për ngjarjet, por për disa arsye, që nuk e di cilat, ata nuk marrin pjesë në disa ngjarje, flas për grup të caktuar të të rinjve. Ndërsa kemi disa të rinj që mendojmë se janë të hapur, që mendojmë se po bëjnë diçka jashtë, se ka një pasion tek ata. Tani, këta janë të njëjtët të rinj që punojnë vullnetarë në të gjitha organizatat në Ohër. Për shembull, të njëjtët të rinj që janë në Kryqin e Kuq, që janë në shoqata ekologjike, që punojnë me persona me aftësi të kufizuara, të cilët thjesht punojnë vullnetarisht, janë të njëjtët të rinj që punojnë vullnetarë te ne, të cilët japin mbështetje, respektivisht që duan të kontribuojnë që qyteti të krijojë imazh të ri, pra për tu bërë qytet evropian i kulturës”, shpjegon Lekoski.

Ai thotë se iniciativa është e hapur për të gjithë, jo vetëm për ekipin i cili momentalisht qëndron prapa saj, duke shtuar se kushdo që ka dëshirë dhe kohë të lirë mund t’i bashkëngjitet nismës.


“Kemi një grup në Facebook dhe dëshirojmë të krijojmë komunitet. Është grup ku mund të shpallet edhe prej jashtë në Facebook-ut, një grup i veçantë për njerëzit që me të vërtetë duan të përfshihen, të japin kritika, dhe të cilët dëshirojnë të arrijnë qëllimin e tyre përmes nismës sonë”, thotë Lekoski.

Në ndërkohë, vaazhdojnë përgatitjet për ngjarjen Vera alternative kulturore të organizuar nga nisma, e cila duhet të mbahet për herë të tretë këtë vit,.

Ngjarjet në përgjithësi janë të ngjashme me vitet e mëparshme, thotë Lekoski, i cili thekson se qëllimi i edicionit të këtij viti është ngritja e cilësisë së ngjarjeve që mbahen.

“Vitin e parë kishim tepër ngjarje që nuk mundeshim t’i organizojmë aq mirë, që të jenë në një nivel më të lartë. Pra, ky ishte një mësim nga viti paraprak: organizuam një numër më të vogël të ngjarjeve, por ishin të në një niveli shumë, shumë më të lartë. Sidomos kinemaja verore me vetura, e cila ishte në nivelin më të lartë të organizimit, pa asnjë gabim, dhe të tilla ishin edhe kritikat”, thotë ai.

Për këtë verë, është planifikuar të mbahen ngjarje të tilla si “Free spirit day”, që synon të rrisë kulturën urbane të patinatorëve, blejderëve dhe çiklistëve.

Pastaj, ngjarja e titulluar “Wake at lake”, e cila është në të vërtetë një shoqërim me kafe në portin e vjetër në Ohër në orët e hershme të mëngjesit, si dhe kinemaja verore me vetura dhe regata me vela “Sail O’Clock”.

I riu Lekoski, i cili e përshkruan nismën kulturore si “fillimi i ngritjes së vetëdijes kulturore në Ohër, përmes organizimit të ngjarjeve, dhe me qëllim të themelimit të një institucioni – qendër kulturore rinore” shpjegon se ngjarje të tilla që ata organizojnë gjatë verës dhe të ngjashme me këto, dëshirojnë të organizohen gjatë gjithë vitit.

Prandaj, duke nisur nga këtu del nevoja për një hapësirë ​​të tillë, ku shpreson se do të realizohen punëtori të shumta, por edhe e cila do të ishte e pajisur me gjëra që do të mund të përdoren nga entuziastët e rinj të Ohrit.

Martin Koloski

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.